Në ditën kur disa persona të maskuar kanë tentuar t’ia vënë flakën shtëpisë së Alfabetit në Manastir, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar foton me pushkë në dorë.

Në fotografi Rama dhe një ushtarë shihen pranë monumentit të shkronjave të shqipes.

Fotoja ka simbolikën e vet, në kohën kur shqiptarët në Maqedoni po kërkojnë zyrtarizimin e gjuhës së tyre amtare.

Rama mban në dorë një pushkë të vjetër, ndërsa prapa tij shihen germat ABC. Rama e ka quajtur foto të ditës, duke dhënë mesazh për ditën e mësuesit 7 marsin.

Por çfarë mesazhi po jep Rama me këtë fotografi, ku në dorë mban armë? Kujtojmë se Rama është kritikuar herën e fundit se po ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë, ndërsa përmes një statusi në Facebook kishte thënë se pa shqiptarët nuk ka paqe në Ballkan.