Nga Malësia e Madhe, Edi Rama siguroi se mes tij dhe Lulzim Bashës nuk do të ketë një 18 maj të dytë.

“Nuk do të ketë shtyrje zgjedhjesh dhe as Luli nuk do ta marrë qeverinë”, deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, lideri demokrat kërkon pushtet në tavolinë, por për këtë nuk ka asnjë shans.

Edi Rama përmendi sërish burgun për këdo që mendon të prishë zgjedhjet më 30 qershor: “S’ka budalla që bën burg për Lulin e Monën”.

Për protestuesit të cilët i bllokuan rrugën kur shkonte për në Shkodër, kryeministri shprehu keqardhje, teksa fajësoi liderët e tyre, të cilët, sipas tij, duan të bllokojnë reformën në drejtësi dhe hapjen e negociatave.