Shkruan: Haqim Ramadani

Rrugëtimi i kësaj ideologjie përmes Marveshjes së Ohrit nga viti 2001 e deri më tani ka qenë i vështirë dhe një rrugë me plot gjëmba, por maturia, guximi dhe vizionin që ka treguar Ali Ahmeti në këtë periudhë të pas konfliktit na ka afirmuar neve si Shqiptarë para faktorit ndërkombëtarë si një popull paqe dashës dhe i shkolluar me kërkesa reale të kohës moderne.

Me ardhjen në pushtet të Bashkimit demokratik në vitin 2002, Ali Ahmeti fillimisht zyrtarizoj Univerzitetin e Tetovës, duke vënduar themelet e barazisë së plotë mes Shqiparëve dhe Maqedonëve, duke vazhduar punën e palodhshme ariti tua kthej Shqiptarëve një të drejt të mohuar me vite duke votuar në parlament ndarjen e re teritoriale ku shumica e komunave që deri më tani udhëhiqeshin nga Kryetar të komunitetit Maqedon tu kthehen komunitetit shumicë në ato komuna dhe sot jemi të gjithë dëshmitarë se komuna e Strugës, Kërçovës, Çairi dhe Bërvenicës të udhëhiqen nga kryetar Shqiptarë, më pas kuvendi me dinamikë të shpejtuar filloj implementimin e marveshjes së Ohrit duke votuar ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare, avansimin e gjuhës Shqipe në pushtetin local dhe parlament, përfaqësimi i drejt dhe adekuat i kuadrove Shqiptare në Ushtri, polici dhe administratën Shtetërore në Maqedoni e drejt elementare e një populli e mohuar padrejtësisht nga komuniteti Maqedon.

Ali Ahmeti premtoj që së shpejti njëri nga 3 postet kryesore ne vend do udhehiqet nga Shqiptarë dhe sot të gjithë jemi dëshmitar që Talat Xhaferi është kryeparlamentar i RM-së dhe çdo Shqiptarë sot ndjehet krenar që sheh Shiponjën dy krenare mbi tavolinën e kabinetit të kryetarit kuvendit Maqedonisë, pa marë parasysh ku jeton dhe cilit subjekt politik i takon.

Në fund do e përmbylli me një fjali të komandantit në luftë dhe ideatorit në paqe z.Ali Ahmeti ku thotë:
” Qështja shqiptare nuk është përrua që kalohet me dy hapa, por është një oqean që kërkon anije të mëdha…! “