Profesori univerzitar dhe njëherit veprimtarë i madh i çështjes kombëtare gjatë 30 viteve  në SHBA dhe Kanadë  Ramazan Bekteshi , në takimin e intelektualëve shqipëtar në Prishtinë me kryetarin e LR-PDSH Ziadin Sela tha se regjimi VMRO -BDI luan me emocionet e shqipëtarëve duke shkattruar lagje e duke gozhduar shqipnjën dhe duke çelikosur kryqe gjigante .

Ky regjim vazhdon të luaj me emocionet e shqiptarëve duke shkatrruar lagje, duke gozhduar shqiponjën dhe duke çelikosur kryqet gjigande, duke themeluar universitet fiktiv sërish të orkestruar vetëm për marketing të VMRO- së dhe Bdi-se.

Shkupi është pasqyra dhe imazhi me sureal i dy botrave të ndryshme të pabarazisë, ana shqiptare një  kasapa e kohës otomane me të papune dhe nga ana tjetër me një arkitekture te rrejshme baroku dhe me plote njerëz të pasur dhe të punësuar, qe ecin pranë dhjetra e dhjetra busteve të bronxta e të betonizuara monoetnike bustave antishqiptare dhe sërish ky imazh nuk është ndëshkuar nga vazalet shqiptar .

Pushtetarët në Shkup mund të krenohen në Shkup se “punësusan” qindra shqiptar për të mos shkuar asnjëhere në punë, që të mos mund te kontribojne, përfaqesojnë dhe të ndihmojnë bashkombasit e tyre, por të mbyllur ata ne nje botë të rrejshme në mes të lëmoshes thyerjes shpirtërore dhe kontrabandimit të gjendjes së tyre vetëm për vota.

Pushtetaret shqiptar sërish krenohen sepse i paskan lënë anash çështjet shqiptare, në këmbim të futjes se Maqedonisë ne BE dhe NATO., biles shkojnë edhe me lartë luajne rolin e pajtuesit mes dy partive kryesore politike maqedonase që paralelisht kanë qendrime antishqiptare.

Ky shtet që perkrahet nga Beogradi dhe nga moska fatkeqsisht përkrahet edhe nga vazalet shqiptare, meqë e keqja nuk vjen vetëm nga pala maqedonase por dhe nga pala pushtetare shqiptare, kta te fundit mos te befasohen nese do ti detyronin shqiptaro-amerikanet  të sponzorizojne rezoluta edhe kundër ketyreve shqiptareve izmeqar të Gruevskit.

Për  fund i bëjmë thirrje regjimit të Shkupit të mos e përgojojë Kosoven për përfitime politike sa herë që shfaqen kriza në Maqedoni,  Kosova neve shqiptarëve të Maqedonise na priti krah hapur, na arsimoj dhe ne momentet më të veshtira na dha punën qe se kishte për vete, gjersa regjimi maqedon na kerkonte , u shpreh prof Ramazan Bekteshi në fjalimin e tij në konferencën me intelekualët në Prishtinë .