Në një situatë aspak të qetë, me tone edhe të ashpërsuara, është zhvilluar intervista e ditës së sotme e Kryeministrit Edi Rama me gazetarin Sokol Balla në emisionin “Top Story”.

Konflikti ka nisur për faktin e ndryshimeve në qeveri, aq sa Rama është acaruar në një moment duke kërcënuar gazetarin Balla, se nëse nuk e lë të mbarojë fjalën do të largohet nga emisioni. 

Debati:

Përse e shkarkuat Tahirin?

Sepse në zgjedhjet e radhës do të vendoset se si do të jetë Shqipëria pas 10 vitesh.

Shqiptarët votojnë 1 herë në 4 vjet. Ju keni llogaritë tuaja, mbajini. Përse u largua Saimir Tahiri nga qeveria? Ofenduat kolegët e mi, edhe me ato për të cilët unë nuk jam dakord.

Më fal po unë a kam të drejtë të shpreh mendimin tim?

Po patjetër.

Faleminderit.

Unë refuzoj të qëndroj këtu përpara nëse nuk më lejon të jap përgjigje. Nuk e përcakton ti çfarë është kushtetuese dhe çfarë jo. Nuk do humbasim kohë me llafe se nuk jemi në garë bashkë. E ke mendjen të flasësh ti. Shyqyr kam një kronometër. Dhe ti po flet më shumë se unë. Nuk e di çfarë ke por po flet sikur ke dalë nga çadra.

Ju e keni përkufizuar kampion

O zot!

Ose e keni shkarkuar si Juventusi se e kanë favorizuar arbitrat, për shkak se është trefishuar kanabisi.

Po nuk po më lë të mbaroj. Nuk po mbaroj dot një fjali. Nuk e di çfarë ke por nuk po më lë të mbaroj një fjali. Për opinionet e tuia unë nuk vij në studio.