Shkruan Prof. Arburim Iseni

Për momentin dhe për fatin tonë të mirë Kosova ka në skenë njeriun më të duhur përsa i përket qëndresës karshi Serbisë dhe neutralizimit të ideve idioteske që kishin marrë shtrirje në mendjet e disa pseudoudhëheqësve dhe jo vetëm, të cilët ndihmonin madje edhe e propagandonin të njejtën në mënyra dhe forma ndër më të paskrupullta. Ideja për ndryshim kufijsh apo ridefinim nga ata të cilët e kishin nxjerrur dhe e kishin çuar më tej këtë interpretim, do të ishte një kërcënim i madh dhe shumë serioz për gjithë ballkanin, por ja që mori fund me samitin e Berlinit ku edhe u mbyll njëherë e përgjithmonë kapitulli i cili ishte hapur nga pinjollët që tashmë veçse dihen dhe të njejtit pësuan një fiasko të madhe në politikëbërjen e tyre. U pa qartë se Evropa dhe Amerika janë shumë të interesuara për ta kthyer dialogun në normalizim dhe me qasje dhe diskurs të pakompromis i cili do të duhet të sjelle një paqe afatëgjate dhe siguri në ballkan.
Dosido edhe taksa luajti një rol shumë konstruktiv këtu dhe që me vënien e saj e detyroi bashkësinë ndërkombëtare që të mos lejoj të ndodh edhe një eskalim tjetër i paparandalueshëm i situatës dhe me pasoja katastrofale. Ajo (taksa) u bë një vegël e cila iu kthye si bumerang këtyre që menduan se aq lehtë mund të mashtrohet kryeministri i cili me këmbëngulje nuk lejoi që e njejta të hiqet derisa Serbia të njoh Kosovën, për dallim nga të tjerët që u demaskuan me planet e tyre të promovuara si kombëtare dhe u panë se kanë qenë tërë kohën në anën e kundërshtarit.

Për ta përmbyllur gjithë këtë do ta citoj Rrustem Haradinaj ku thotë se: “Atdheu është në rrezik atëherë kur njerëzit e padijshëm fillojnë të mendojnë se janë të dijshëm.”