Raporti i IDSCSH: Plani 3-6-9 pjesërisht i plotësuar

Është arritur marrëveshje në plotësimin e axhendës reformuese të planifikuar në mënyrë ambicioze në Planin 3-6-9. Megjithatë, vërehet se edhe krahas ambicies të qeverisë për kthim të rrugës drejt BE-së, aktivitetet e parashikuara në plan janë nën nivelin e dëshiruar të aktiviteteve reformuese të cilat qeveria ka kapacitet t’i përgatisë dhe përcjellë. Kët e konstatoi Instituti për demokraci ‘Societas Civilis’-Shkup në Raportin e tij nga përcjella e zbatimit të reformave të titulluar ‘Garë e 3-6-9 me pengesa’, të publikuar sot, sipas të cilit ekziston plotësim i pjesërishëm i masave, ndërsa nevojitet edhe ridefinim i prioriteteve nëpër sfera dhe masa, përcjell Fol.

Zora Naçev, drejtues i sektorit për eurointegrime në Institut, nga gjithsej 73 aktivitete të theksuara, tërësisht janë plotësuar 41%, ndërsa si pjesërisht të plotësuara janë vlerësuar 16%, ndërsa si të paplotësuara 14% nga aktivitetet. Në mënyrë shtesë 29% e aktiviteteve janë vlerësuar si të pamatura.

Nga Instituti sugjerojnë se Plani duhet të plotësohet me aktivitete, të cilat drejtpërdrejtë i adresojnë rekomandimet dhe prioritetet kyçe të përmbajtura në Raportin e Priebe-së dhe prioritetet urgjente reformuese. /Fol/