Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje të kabinetit të kryesur nga kryeministri Avdullah Hoti.Kryeministri Hoti tha se raporti i Komisionit Evropian tregoi se Kosova vazhdon të mbajë të plotësura kriteret për vizat.
“Siç e keni parë dje, Komisioni Evropian ka publikuar raportin për Kosovën me gjetje kyqe dhe sërish u konfirmuar se Kosova vazhdon t’i mbajë të plotësuara kriteret për liberalizimin e vizave”, tha Hoti.

Shefi i qeverisë tha poashtu se ekzekutivi do të përgatisë një plan të veprimit lidhur me sfidat që raporti ka paraqitur për Kosovën.“Ky raport sheh angazhimin e qeverisë së Kosovës për fqinjësi të mirë me shtetet e rajonit. Atë që do të bëjmë ne është do të përgatisim plan të veprimit për secilën nga fushat. Shpejt të sjellim në qeveri adresimin e sfidave të paraqitura në këtë raport”, tha Hoti.