1. Shkruan:Qenan Aliu
    Marëveshja e Shkupit (përzhinos) në fakt është kalendari për zbatimin e Raportit special të KE , raport i realizuar dhe përpiluar nga ekspert të Be-së të kryesuar nga Pribe.
    Mosrespektimi i këtij kalendari do të thotë moszbatim i këtij Raporti. Maqedonia mund të ecë drejt rrugës euroatlantike , vetëm duke zbatuar këtë Raport në praktikë mbase edhe disa çështje që trajton raporti kërkojnë edhe kohë të caktuar.
    Takimi i ftuar në Vjenë,nuk mund të ketë asnjë synim tjetër përveç se se protagonistët të njoftohen përfundimisht se ky kalenduar duhet zbatuar.
    Bazuar në këtë, ky takim mund të ketë të ngjarë të konsistoj edhe me disa trysni diplomatike. Përveç asaj se Ivanov do të duhet para të premtes ti tërheq vendimet për abolimet, në Vjenë kryesisht duke u bazuar në Raportin e Pribes do të kërkohet edhe shtyerja e zgjedhjeve të parakohëshme , por duke insistuar në themelimin e një të ashtuquajture qeveri e shpëtimit kombëtarë krejt kjo si rrezulltat i mosfunksionimit të qeverisë aktuale teknike për shkak të kohabitimeve kontraverse të funksionit të ministrave dhe të ashtuquajturve zv/ministrave plotësues të proviniencave të pozitës dhe opozitës. Ky kohabitm nuk mundëson funksionimin e kësaj qeverie nëse vjenë deri te shtyerja e zgjedhjeve.
    Lideri i opozitës Zaev, nuk mund të ketë trusni për të shkuar partia e tij në zgjedhje sepse nuk ka mbetur kohë që të plotësohen kushtet e duhura për zgjedhje përmbajtësore dhe kredibile.
    Në Vjenë , fundja do të insistohet në shtyerjen e zgjedhjeve edhe për shkak se ata që prej tani janë jolegjitime bile edhe jolegale , andaj do të ishte apsurd BE dhe SHBA- të të lejonë në këto rrethana të organizohen zgjedhje kur ata vetë këta zgjedhje më 6 qershor do ti shpallin si jolegjitime, jokredibile dhe të pabesueshme. Në atë rastë ai parlament që do të delte nga rezultati i modelit të proporcionit dhe formulës së Dontit do të zgjidhte qeveri e cila nuk do të pranohej si legjitime para botës.
    Mirëpo për shkak të shpërbërjes së parlamentit, faktori ndërkombëtarë nuk ka mekanizëm tjetër këtë shtyerje ta bëjë për veç se të ndikojë të mblidhet parlamenti (sepse ka mundësi kushtetuese) dhe të shtyhen zgjedhjet. Nëse kasta politike këtë nuk do ta bëjë ata do të realizojnë edhe një avanturë e cila do të kushtojë 10 milion euro para publike dhe përsëri të njëjtat do të duhen të përsëriten në mars me ato lokale.
    Maqedonia duhet ta ketë të kjartë se Raporti vjetor i Stejtdepartamentit amerikan dhe raporti i Pribes( i BE-së) janë fjala e fundit dhe busulla politike që ata pa hezitim do të insistojnë deri në fund ti realizojnë.