10.11.2016 – Rilindja Demokratike Kombëtare raportin e fundit të përparimit të vendit drejt Unionit Evropian e cilësoi si Raport të Regresit, dhe jo Raport të Progresit.

Ky konstatim tani vërtetohet sërrisht me raportin e radhës të përparimit të vendit, ku jo vetëm që raporti është i kushtëzuar, por vendit i shtohen edhe kushte tjerra shtesë që me automatizëm e largojnë vendin edhe më shumë nga Unioni Evropian. Me këtë raport të fundit të përparimit, Maqedonia mbahet në jetë nëpërmes respiratorit, ku në cdo moment mund të pritet shkycja e aparatit që do të rezultoj në vdekje klinike.

Raporti i fundit i përparimit të vendit tregon qartë për regresin e vendit, ku përskaj obligimeve të deritanishme, Maqedonia e ngarkon veten edhe me kushte tjerra shtesë që e largojnë vendin edhe më shumë nga Unioni Evropian. Rekomandimet e Raportit Pribe, Marrëveshja e Përzhinës, dhe tani edhe organizimi I zgjedhjeve të besueshme më 11 dhjetor, janë kushte shtesë për përparimin e vendit drejt Unionit Evropian. Nëse këtyre kushteve ua shtojmë edhe reformat tjerra që duhej të realizohen, atëherë të gjith e kemi të qartë se vendi gjendet para një kolapsi të vërtetë. Tani nuk mbetet gjë tjetër përpos të shpresojmë se Unioni Evropian nuk do të nxjerr nga rryma respiratorin.

Shërbimi për Informim – RDK.