Organizata ndërkombëtare Raportuesit pa Kufij (RK), i ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve maqedonas gjatë kohës së protestës në Shkup.

Ata kërkojnë që pushteti ta zbardh dhunën dhe të garantojë sigurinë e punëtorëve të mediumeve.

“Në këtë kontekst të tensionuar, i ftojmë të gjithë politikanët të veprojnë me përmbajtje dhe t’i shmangen eskalimit të dhunës. Gjithashtu, kërkojmë që autoritetet ta garantojnë sigurinë e gazetarëve që të mund ta kryejnë punën e tyre ashtu siç duhet”,  porositi Ade-Mevell, shef i tavolinës së RK-së për BE dhe Ballkan.

Në deklaratën e RK-së përmenden sulmet fizike dhe verbale ndaj gazetarëve të “A1on” Aleksandar Todevski dhe Vlladimir Zhelçevski, Ana Petrusheva nga  BIRN dhe Borjan Jovanovski nga “Nova TV”.