Rashkovski mbetet në Qeveri, por me një funksion tjetër

Me vendimin për themelimin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, themelohen tre Sekretariatet e reja, ndërsa Dragi Rashkovski do të udhëheq njërin prej tyre.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë konfirmoi për “TV24” se do të jetë Sekretar për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve gjatë realizimit të programit qeveritar, funksion që është në fuqi që nga dje.

Përveç Sekretariatit për Monitorimin dhe Mbështetjen e Institucioneve, janë themeluar edhe dy të tjera – për organizimin dhe administrimin e punës së Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për komunikimet dhe politikat publike.

Të martën Qeveria publikoi se në vendin e Rashkovskit sekretar i ri do të jetë Muhamed Zekiri.