Ish-kryeministri i Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen nëpërmes profilit të tij në rrjetin social “Twitter” rekomandon se Maqedonia ka tejkaluar problemin më serioz, kontestin me emrin, për shkak të një të ardhme më të mirë dhe anëtarësim në BE dhe NATO.

“Maqedonia e Veriut e ka tejkaluar atë që shiheshe si pengesë e pakapërcyeshme të emrit të tyre. Atë e ka bërë për shkak të ardhmes më të mirë në BE dhe NATO. Vendet anëtare të BE-së nuk mund ta injorojnë Maqedoninë për të ardhmen që kërkon. Po ta bënin atë do të ishte gabim”, tha Rasmussen.