Zhvillimet politike në Maqedoni gjatë periudhës parazgjedhore e sidomos asaj paszgjedhore sollën disa ndryshime në politikbërjen në vend e sidomos qasjen ndaj çështjeve që tangojnë shqiptarët. 

Deklarata e përbashkët e partive shqiptare tani më është një realitet dhe kusht i pa negociushëm sa i përket bisedimeve për formimin e qeverisë.

Edhe pse partitë politike nuk kanë bërë publike çështjet tjera që janë biseduar me LSDM -në përpos ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe , portali Fol.mk nga disa zyrtarë të lartë të Aleancës për Shqiptarët ka mësuar se kjo parti përpos Deklaratës së përbashkët kusht tjetër për tu bërë pjesë e qeverisë ka edhe hapjen apo rishqyrtimin e të gjitha rasteve të montuara qofshin ato grupore siç janë Rasti i Sopotit , Monstra dhe Lagja e Trimave apo qofshin raste individuale si vrasja e apo burgosja e shumë shqiptarëve në rrethana deri tani të pazbuluara apo të dyshimta!

Të njejtat burime flasin se këtë kusht e ka pranuar LSDM dhe lideri i saj Zoran Zaev dhe se janë të gatshëm që me vullnet politik tju mundësojnë organeve përgjegjëse të bëjnë hapjen apo rishqyrtimin e të gjitha rasteve dhe fajtorët e vërtetë të japin llogari para organeve të drejtësisë. Fol.mk

©fol.mk