Në Gjykatën Penale sot sërish filloi gjykimi për lëndën e PSP-së “Dhunë në Qendër” në të cilën janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova dhe pesë persona të tjerë.
Gjykimi është kthyer në fillim sepse me orarin e ri të lënda i është dhënë gjykatësit Dushan Josifov, i cili e trashëgoi nga gjykatësja Tatjana Mihajllova.
Seanca filloi me konfirmimin e identitetit të të akuzuarve dhe lexim të sërishëm të akuzës nga ana e prokurores Fetai nga PSP. Fetai tha se për shkak të interesave të biznesit me gjoja motiv rrëzimin e kishës “Shën Konstatini dhe Elena, një pjesë e të akuzuarve kanë hyrë në oborrin e Komunës Qendër dhe në mënyrë të dhunshme janë sjellë ndaj të dëmtuarve, i kanë maltretuar, i kanë fyer rëndë dhe ua kanë kanosur sigurinë. Për shkak të kësaj është pamundësuar puna e këshilltarëve, ndërsa që të parandalohen incidente më të mëdha, seanca ishte ndërprerë dhe ricaktuar për më 10.6.2013, kur sërish para selisë së komunës janë mbledhur disa qindra njerëz. Një pjesë e të akuzuarve atëherë me dhunë e kanë thyer gardhin e oborrit dhe kanë filluar të hedhin me gjësende të ndryshme drejt barakës, me ç’rast janë thyer të gjitha dritaret. Dhuna ka vazhduar deri në ardhjen e ambasadorëve të huaj dhe përfaqësuesve të OSBE-së në Lomunën Qendër.
Pas prezantimit të aktakuzës, gjykatësi dha pautë, me ç’farë seanca duhet të vazhdojë me paraqitjen e mbrojtjes.
Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënime me kusht.
Sipas orarit të ri të gjykatësve rasti do të gjykohet nga gjykatësi Dushan Josifov. Paraprakisht, “Dhuna në Qendër” ishte te gjykatësja Tatjana Mihajllova, e cila nga ky muaj është në Gjykatën për Kundërvajtje në Parkun e Qytetit në Shkup.