Rasti i 24 vjeçarit në Obiliq, poligoni i shenjëtarisë ‘Katana’: Vetëvrasja ishte e qëllimshme
Rasti i 24 vjeçarit në Obiliq, poligoni i shenjëtarisë ‘Katana’: Vetëvrasja ishte e qëllimshme
20:35, 01/12/2021
Për rastin e 24-vjeçarit, i cili pas plagëve në një poligon shënjtarie, ka ndërruar jetë në QKUK, ka reaguar edhe poligoni ku ka ndodhur rasti ‘Katana’, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas tyre me qëllim të informimit të drejtë njoftojmë opinionin se para pak kohësh, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme.

“Ngjarja ka ndodhur perkunder faktit se jane zbatuar te gjitha procedurat standarde te sigurise.
Kerkojme nga te gjithe, e sidomos mediet qe te kujdesen per menyren e informimit dhe te kene respekt ndaj familjes se te ndjerit.
Çfaredo informate rreth ketij rasti, do te merrni nga zyrtaret perkates te Policise se Kosoves.”, thuhet në reagimin e poligonit ‘Katana’.