Rasti i vdekjes së Almir Aliut të vogël nga Kumanova dhe rikualifikimi i rastit nga ana e prokurorisë publike nga vrasje me paramendim në aksident komunikacioni po ngjallë shumë reagime në opinion ndërkohë që rrjetet sociale tashmë janë mbushur me imazhet për protestën e nesërme që pritet të mbahet para ndërtesës së qeverisë e ku kërkohet drejtësi mbi rastin në fjalë, transmeton Zhurnal.mk

Ndërkohë që sonte, pikërisht ky rast dhe shumë të tjerë në sistemin e drejtësisë ende pa përfunduar e pa marë epilog procesi i reformave në këtë fushë ka bërë që ministri i drejtësisë Bilen Saliji ka dhënë dorëheqje publikisht në një konferencë për shtyp nga qeveria.

Ndërsa në rrjetet sociale tashmë kanë nisur komentet e ndryshme që krahas dorëheqjes së ministrit të drejtësisë të cilin e kanë quajtur si akt më të lartë moral në politikën e Maqedonisë, të dorëhiqen edhe deputetët shqiptarë të cilët votuan Joveskin për kryeprokurorë të shtetit.

“Nëse rasti “Almiri” është vërtetë shkaku që Bilen Saliji dha doreheqje, atëherë bashkë me të duhet të dorëhiqen edhe deputetët shqiptarë që votuan Joveskin për kryeprokurorë”, komentohet mes tjerave në rrjetet sociale.