Prokuroria Publike angazhohet të zbardhë rastin të njohur në opinion si “Leonardo” për të cilin Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski u akuzua publikisht për rregullim tenderi. Sipas njoftimit të këtij institucioni, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion menjëherë pas publikimit të audio-materialit të incizuar ka filluar hetimin e rastit. Me lëndët, është lidhur edhe padia penale e ngritur nga një parti politike, e cila supozohet se është padia e dorëzuar në muajin korrik nga VMRO-DPMNE-ja.

Pas publikimit të materialit dhe akuzave në media, Rashkovski para mediave deklaroi se biseda nuk ka të bëjë me rregullimin e tenderit për firmën shtetërore italiane “Leonardo” për furnizimin me pajisje për sistemin e radarëve por ka të bëjë me vetë procedurën e dorëzimit të pajisjeve nga tenderi i vendosur që në vitin 2016. Në tetor të 2018-tës Rashkovski ka takuar në zyrën e tij kreun e bordit drejtues të M-Nav Nikollçe Taseski dhe shefin e kabinetit të ministrit të transportit Mitko Tajçuleski kurse biseda është incizuar, sipas Rashkovskit, nga drejtori i teknikës M-Nav, tashmë i shkarkuari Kliment Çepunovski, i pranishëm në takim. Rashkovski akuzoi Çepunovskin për publikim të bisedës dhe shtrembërimin e saj, është nxitur nga arsye të tjera.

Nga Qeveria refuzojnë ta komentojnë hetimin e filluar nga Prokuroria dhe kërkimin eventual të përgjegjësisë nga Rashkovski.

Thatë se nuk i komenti procedurat hetimore megjithatë z.Rashkovski është sekretar i përgjithshëm i Qeverisë dhe tani hetimi është zyrtar. A planifikohet, ose të paktën e diskutohet në Qeveri që të vendoset në pushim funksioni i tij deri në zbardhjen e rastit?

Në seancën e djeshme të Qeverisë, nuk u diskutua rreth shkarkimit të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë ndërsa Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk i komenton vendimet ose paralajmërimet që vinë nga organet e drejtësisë -tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Kryeministri Zaev, në korrik, u vendos në mbrojtje të Rashkovskit duke deklaruar se nuk do t’i lejojë mediat ta bëjnë sekretarit e përgjithshëm, siç u shpreh ai, “sallatë” me kritika.

Ne jemi qeveri transparente dhe e duam qasjen kritike të mediave por nuk do ta bëni dikë sallatë kur doni dhe si doni si person fizik. Qeveria nuk do të dorëzojë padi. Puna jonë nuk është që të paditemi me gazetarët dhe me mediat por secili individ si person fizik ka të drejtë ta ruaj dinjitetin personal sepse vetëm ashtu do të jemi një vend normal. Kur pranojmë funksione të caktuara për t’i shërbyer popullit kjo nuk nënkupton se secili mund të jetë thes boksi qoftë edhe kur e meriton ose jo – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Rasti u shqyrtua edhe nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit. /Alsat M/