Në kompleksin e gjykatave në Shkup sot vazhdon seanca gjyqësore e radhës për rastin “Kumanova”. Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë të akuzuarit Irfan Lutfiu dhe Esat Kafigjolli.

Në seancën e fundit për rastin e Kumanovës dëshmuan Në seancën të akuzuarit Kenan Iseini dhe Fadil Fejzullahu, të cilët hodhën poshtë akuzat e ngritura ndaj tyre.

Në rastin “Kumanova” akuzohen 37 persona me akt-akuzën “terrorizëm” pas përleshjes së armatosur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.