Mungesa e njërit nga të akuzuarit ka bërë që të anulohet seanca e dytë e rastit “Llaskarca”. Bëhet fjalë për udhëheqësin e linjave të autobusave të Duro Tours, Remzi Miftari, i cili sipas gjykatës sot iu është nënshtruar një intervenimi kirurgjik. Këtë ne sallën e gjyqit e komunikoi pala mbrojtëse se i akuzuari në fjalë mungon për shkaqe shëndetësore.

Për këtë çështje në gjykatë nuk u sollën as të akuzuarit e tjerë, të cilët janë në paraburgim. Seanca e radhës është caktuar më 15 tetor, kurse ne atë paraprake te javës që shkoi, prokurori përgjegjës paraqiti akt akuzën ku për kryerjen e veprës së rëndë penale ndaj sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, akuzohen 6 persona.

Në fatkeqësinë e 13 shkurtit kur në afërsi të fshatit Llaskarcë u aksidentua autobusi i linjës Shkup-Tetovë, mbeten të vdekur 16 persona dhe 37 të tjerë me lëndime të rënda fizike.