Prokuroria Speciale Publike sot ka hapur rast të ri me titullin ”Trust” (Besimi) ku dyshohet për keqpërdorim të më shumë se 17 milionë euro.

Gjatë seancës së pyetjeve dhe përgjigjeve, PSP kanë thënë se janë kërcënuar nga persona të njohur për ta në rastin e hapur për ”financuesit e VMRO-DPMNE-së.

Hetuesit e PSP-së janë kërcënuar para policëve të Ohrit të cilët mbanin rregullin dhe rendin gjatë marrjes në pyetje.

Për këtë rast janë marrë në pyetje mbi 15 dëshmitarë dhe të përfshirë në financim të VMRO-së dhe pritet të merren në pyetje edhe qindra tjerë.