Në seancën gjyqësore kundër njërit nga prestarët e grupit të Kumanovës, Sulejman Osmanit që u zhvillua me dyer të mbyllura, prokuroria ka publikuar transkriptat e bisedave telefonike që janë zhvilluar mes Osmanit dhe agjentëve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundër zbulim nga 21 prilli deri më 25 prill të vitit 2015. Këtë e ka bërë të ditur për Alsat, avokati Naser Raufi. Pala mbrojtëse insiston që dëshmitarët e propozuar, zyrtarë të lartë të BDI-së dhe VMRO-së patjetër të paraqiten në gjykatë, pasi që sipas avokatit Naser Raufi ata kanë njohuri shumë të rëndësishme për ngjarjet pasi kanë qenë të involvuar në zhvillimet e Kumanovës dhe Gushincës.
 
Njerëz që kanë dëshmi për punën e skenarit për punën e komunikatës që ka pas grupi, ka edhe dëshmitarë që janë edhe të involvuar ma drejtpërdrejt në këtë rast por mendoj se patjetër trupi gjyqësor në bazë ligjit do të duhet të na pranoje, deklaroi Raufi. Në seancën e parë e cila u zhvillua me 21 tetor pala mbrojtëse propozoi si dëshmitarë, liderin e BDI-së Ali Ahmeti, shefin e kabinetit të tij Artan Grubi, kryetarin e Komunës së Likovës Sadulla Darakun, ish zv.ministrin e Brendëshem Zemri Qamili, ish drejtorin e DSK-së, Sashko Mijallkov dhe shumë funksionarë të tjerë të lartë

 

 

 

 

http://https://www.youtube.com/watch?v=EL-x5xnOssU