Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), partia e themeluar nga Rufi Osmani ka dalur më fitimtarja në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Ajo edhe pse e përçarë dhe në dy taborre të kundërta politike, megjithatë e pozicionuar mirë në listat për deputetë ka arritur që të fitojë 3 mandate.

Dy mandate janë fituar në kuadër të koalicionit Rilindje me BESË, ku kanë fituar Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli, ndërsa Vesel Memedi ka fituar në kuadër të koalicionit Aleanca për Shqiptarët. Në rast se taborret e përçara të këtij subjekti do të bashkoheshin atëherë do të jenë forcë e barabartë me Lëvizjen BESA dhe në anën tjetër LR-PDSH-në. Por drejtuesit e këtyre dy taboreve të përçara kanë thënë se asnjëherë nuk do të bashkohen dhe se rrugëtimi i tyre do të vazhdojë në kuadër të koalicioneve aktuale. (INA)