RDK e kryesuar nga Fadil Zendeli do të mbajë mbledhje ku do të diskutojë lidhur me deklaratën e Kim Mehmetit në emisionin Rruga e Re, i cili e cilësoi të gabuar takimin dhe nënshkrimin për bashkpunim mes tre subjekteve politike, RDK-së së Zendelit, Unitetit dhe Lëvizjes Besa. “Mosmarrveshje, veprim të gabuar që nuk duhet të përsëritet” tha Kim Mehmeti për takimin në fjalë, shkruan Drini.mk

“Jemi duke ndjekur të gjitha zhvillimet edhe rastin konkret që ju e parashtroni por edhe të tjera, këto ditë kemi caktuar një takim me të gjitha strukturat e larta dhe do të analizojmë situatën” tha nenkryetari, Binas Pajaziti për Drini.mk

Ndërkohë redaksia e portalit Drini disa herë ka tentuar ta kontaktojë për këtë cështje z.Fadil Zendeli por pa sukses./Drini.mk