Dita e parë e fillimit të shkollës pas pushimit dimërorë, fillon me probleme dhe me manipulime që e ka karakterizuar Komunën e Gostivarit që nga dita e parë e marrjes së Komunës. Dega e RDK-së në Gostivar reagon ashpër ndaj manipulimit të madh që bëhet me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, duke i detyruar që të paguajn për transportin e nxënësve edhe pse transporti i tyre është falas për të gjith fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme.

Sot, në ditën e parë të fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, të gjithë nxënësve dhe transportuesve të transportit të nxënësve u është dhënë urdhër që secili nxënës personalisht të paguaj transportin nga dita e sodit e deri më 05 shkurt të vitit 2016. Ky është skandal i paparë nga ana e Komunës së Gostivarit që në emër të transportit të nxënësve detyrohen nxënësit të paguajn privatisht. Opinioni publik duhet të kuptoj qartë se për ç’far arsye detyrohen nxënësit të paguajn për transportin e nxënësve. A ndodh kjo përshkak se Komuna e Gostivarit është vonuar me shpalljen e tenderit publik për transportin e nxënësve, apo tentohet të bëhet ndonjë manipulim tjetër, që është karakterizim i kësaj udhëheqësie komunale. Kërkojmë nga organet kompetente të shtetit të marrin masat e duhura për zbardhjen e këtij skandali të Komunës së Gostivarit.

RDK-1-620x330

https://youtu.be/VwxTMUk9xUo?t=99