Në mbledhjen e djeshme të këshillit komunal në Gostivar këshilltari i RDK-së ka lëshuar mbledhjen dhe si pasojë, mazhoranca lokale LSDM-BDI ka ngelur pa shumicën e votave, shkruan Fakte. Kjo si pasojë e acarimit të raporteve mes RDK-së dhe LSDM-së qeveritare, pasi kryeministri Zoran Zaev vendosi t’ia marrë ministrinë e pushtetit lokal partisë së Vesel Memedit.

Gjatë ditës së sotme pritet edhe votimi i ministrave të rinj, ndërsa RDK ka paralajmëruar shpalosjen e qëndrimit zyrtar nëse plani i Zaevit realizohet. Burime partiake theksojnë se është pothuajse punë e kryes se nesër RDK do të tërheq të gjithë funksionarët e saj nga të gjitha nivelet, me çka do t’i japë fund bashkëqeverisjes me Zaevin.

Ndryshe, në kohën kur u formua qeveria Zaev, vota e RDK-së në Kuvend ishte vota që nevojitej për të formuar shumicën e re parlamentare. Si pasojë, Memedi u emërua nënkryetar i Kuvendit, ndërsa bashkëpartiakët e tij përfituan një ministri dhe më tepër poste të eshalonit të tretë dhe të katërt.TS