Aleksander Ceferin ka lëshuar një mesazh të fortë për shtetet që nuk pranojnë të luajnë me Kosovën në vendin e tyre. I pari i UEFA-s iu ka bërë të ditur të gjitha këtyre shteteve të respektojnë hedhjen e shorteve dhe të luajnë me Kosovën, kudo që iu bien goglat. Azerbajxhani, Rumania, Greqia, Rusia e Spanja, janë disa prej shteteve që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.

“Obligohen të gjitha ekipet që të pranojnë të luajnë kundër kombëtares së Kosovës ose klubeve të saja siç hedhet shorti, qoftë në territorin e vet ose në atë të Kosovës”, ka thënë Ceferin, shkruan Washington Post.

Së fundi, Spanjës iu mor organizimi i Raundit Elit për U17, pasi nuk pranoi të lejojë Kosovën të paraqitet me simbolet shtetërore