Pas publikimit të rastit nën hetim nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) me emrin “Target”, kanë ardhur reagimet e partive politike.

“Katica Janeva i vërtetoi dyshimet e qytetarëve se është dorë e zgjatur e kriminelit Zoran Zaev, e cila duke u marrë me politikë ka shkelur parimet bazë të drejtësisë. Qëllimi i vërtetë i konferencës së sotme ishte menjanimi i vëmendjes së publikut nga deklaratat skandaloze të Zaevit në Zvicër, për ndryshhim të kushtetutës dhe federalizim të Maqedonisë.”, – thuhet në prononcimin e VMRO-DPMNE.

Ndërkaq, krejtësisht kuptim të kundërt kishte qëndrimi i LSDM-së:

“Ranë në ujë të gjitha gënjeshtrat për shërbime të huaja dhe kombe të verdhë, dhe qytetarët e kuptuan se kush ka qenë përgjuesit e përmasave kaq të mëdha. Gruevski, Mijallkovi dhe bashkëpnëtorët e tyre kanë ndjekur bisedat telefonike të mijëra politikanëve, gazetarëve, biznesmenëve, intelektualëve dhe qytetarëve. Me informata e përgjimeve e kanë patur më lehtë edhe vjedhjen e zgjedhjeve.” – thuhet në prononcimin e partisë më të madhe opozitare.