PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN:
“Kuba e lirë dhe e pavarur, e ndërtuar prej tij dhe shokëve të tij, është bërë një anëtare me influencë e shoqërisë ndërkombëtare dhe ka shërbyer si një shembull frymëzimi për shumë vende dhe njerëz. Fidel Castro ishte një mik i sinqertë dhe i vërtetë i Rusisë. Ai ka dhënë kontribut të pamasë dhe krijimin dhe zhvillimi e lidhjeve ruso-kubane dhe në bashkëpunimin strategjik të të gjitha sferave”, thuhej në deklaratën zyrtare të Kremlinit  ku citohej dhe mesazhi i ngushëllimit të Putin për presidentin Raul Castro.
 
PRESIDENTI KINEZ, XI JINPING:
Presidenti i Kinës Xi Jinping tha në deklaratën e tij: “Populli kinez ka humbur një shok të ngushtë dhe një mik të sinqertë”. Xi lavdëroi më tej Castro për kontribut në zhvillimin e shoqërisë socialiste si në Kube dhe në vende të tjera të botës.
 
PRESIDENTI FRANCEZ, FRANCOIS HOLLANDE:
Presidenti francez Francois Hollande shprehu ngushëlime për vdekjen e një figure madhore të skenës botërore dhe vlerësoi afrimin e kohëve të fundit mes Havana e Washington, teksa përmendi shqetësimet për të drejtat e njeriut gjatë regjimit të tij.
 
“Fidel Castro është një figurë e madhe e shekullit të 20të që mishëronte revlucioin kuban, si në shpresat dhe zhgënjimet e tij. Franca ka dënuar abuzimet me të drejtat e njeriut në Kibë, ashtu siç ka dënuar dhe embargon ekonomike të SHBA ndaj Kubës” tha lideri socialist francez. Hollande ka takuar Castro në 2015, në vizitën e parë të një lideri francez në Kubë, pas revolucionit.
 
MINISTRI I JASHTËM BRITANIK, BORIS JOHNSON:
“Britania shpreh ngushëllimet e saj për qeverinë dhe popullin e Kubës. Vdekja e Fidel Castro-s shënon fundin e një epoke pë rKubën dhe nisjen e një rruge të re për popullin kuban. Lidershipi i revolucionit të 1959 nga Kastro e tregoi atë si një figurë historike, po aq sa dhe të debatuar. Britania do të vazhdojë të punojë me qeverinë e Kubës mbi një rang të gjerë prioritetesh, duke përfshirë dhe të dejtat e njeriut”.
 
PRESIDENTI SIRIAN, BASHAR AL-ASSAD:
Telegrami i presidentit Assad për qeverinë kubane:
“Mikja jonë Kuba, arriti me lidershipin e  tij t’i rezistojë presionit dhe sanksioneve më të forta të historisë, duke u kthyer në një simbol të lirisë së popullit të Amerikës Latine. Emri i Fidel Castro do të jetojë gjithmonë në mendjen e gjeneratave që aspirojnë për pavarësinë e vërtetë nga kthetrat e kolonializmit dhe hegjemonisë”.
 
PRESIDENTI ITALIAN SERGIO MATTARELLA:
“Mësova me trishtim për vdekjen e Fidel Castro Ruz, një figurë udhëheqëse e historisë së vendit të tij, dhe e botës mbarë. Vitet e fundit, edhe pse i distancuar nga politika, ai bëri zërin të dëgjohej mbi çështje të rëndësishme globale, duke përfshirë dhe ato mjedisore. Jam i sigurtë se kujtimi i tij do të mbetet me popullin kuban, me të cilin Italia është e lidhur me ndjenja të forta miqësie”.
 
MINISTRIA E JASHTME TURKE:
Ministria e jashtme e Turqisë shkruante në deklaratën e saj se Castro “lë pas një trashëgimi vlerash dhe idealesh që do të udhëheqin gjeneratat e reja të Kubës. Përpjekja së cilës ai i dedikoi jetën ngjall respekt ë të gjitha kampet polike, dhe ka jehuar jo vetëm në Kubë por në të gjithë botë. Ai u kthye në simbol të qëndriit kundër padrejtësisë globale dhe punoi për më shumë barazi dhe solidaritet”.
 
Andi Lamko