Reagimet e liderëve të botës për ndodhitë në Turqi

Presidenti amerikan, Barack Obama eshte njoftuar per gjendjen e krijuar ne Turqi njoftoi sot Keshilli amerikan per Sigurine Kombetare.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti amerikan Barack Obama është i vetëdijshëm për zhvillimet në Turqi dhe do të marrëpërditësimet e rregullta rreth situatës atje, raportojnë mediat ndërkombëtare.

“Ekipi i sigurisë kombëtare i presidentit e ka informuar atë për gjendjen në Turqi,” ka thënë Ned Price, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Sekretari i Shtetit, John Kerry në një konferencë për medie në Moskë, shpreson që paqja dhe stabiliteti do të vazhdojnë në Turqi, ku po ndodh një grusht shtet.

Ai ka thënë se nuk mund të flasë më shumë pasi nuk është i informuar mirë për situatën aktuale në Turqi

Nderkohe, edhe kryeministri Italian, Matteo Renzi po ndjek me vemendje zhvillimet me te fundit ne shtetin euroaziatik.

Kryeministri Italian mbetet ne kontakte me Ministrine e Jashtme italiane dhe me kryeqytetet e tjera te Evropes. Nje takim emergjence eshte zhvilluar ne Ministrine greke te Mbrojtjes mes perfaqesuesve te ushtrise, marines dhe forcave ajrore, njoftoi ‘’Wall Street journal’’.

Ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov deklaroi se Turqia duhet te eliminoje gjakderdhjen. ‘’Problemet e Turqise duhet te zgjidhen ne menyre kushtetuese’’, theksoi Lavrov, I cituar nga agjencia ruse e lajmeve, Tass.

Shefja e diplomacies e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini deklaroi se ‘’jemi ne kontakte te vazhdueshme me delegacionin e BE-se ne Ankara. ‘’Bejme apel per qetesi dhe per respektimin e institucioneve demokratike ne Turqi’’, deklaroi Mogherini ne Twitter.

Ministri i ri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me ngjarjet në Turqi.

Ai ka thënë se po monitorojnë ngjarjen dhe se është i shqetësuar me ngjarjet, transmeton Koha.net.
“Shumë i shqetësuar nga ngjarjet që po zhvillohen në #Turkey. Ambasada jonë është duke monitoruar nga afër situatën. Britanikët duhet të ndjekin uebsajtin FCO për këshilla”, ka shkruar ai.