Reperja shumë e përfolur, Loredana Zefi mbrëmë për herë të parë në në një intervistë për “N’drrimin e Natës” ka folur pas ndarjes nga Mozzik.

Duke qenë se ndarja e tyre bëri bujë të madhe në mediat gjithandej, Lori ka vendosur të tregojë se si qëndron e vërteta e tyre.

Loredana rrëfeu arsyet e ndarjes nga reperi Mozzik, i cili menjëherë pas intervistës reagoi me disa postime në Instagram. Mozzik iu drejtua ashpër reperes duke i thënë se në çdo rast ajo është duke e përdorur vajzën e tyre Hanën si ‘armë’ për tu viktimizuar dhe të nxjerrë veten si të pafajshme.