Ramush dhe Daut Haradinaj nuk e njofin Ejup Halimin. Gjatë luftës Ramush Haradinaj shtë fotografuar me shumë ushtarë, por nuk përjashtohet mundësia që foto me Ejup Halimin të jetë montuar me fotoshop. Kështu e komentojnë burme të larta në AAK fotografinë që e kanë publikuar mediume proqeveritare ku bartësi i listës së BDI-së në njësinë numër 2, Ejup Halimi shifet bashkë me Ramush Haradinaj, ish komandant i UÇK-së dhe kryetar aktual i AAK-së. Publikimi i këtyre fotografive është bë në funksion të përkrahjes së Ejup Halimit dhe paraqitjes së tij si patriot para opinionit shqiptar edhe pse ai asnjëherë deri nuk ka ngritur zërin kundër qeverisë VMRO-BDI, por i ka shërbyer kësaj qeverie si zyrtar i lartë në të.

“Qeveria e BDI-së dhe e VMRO-së deri dje e akuzonin Ramush Haradinajn se qëndron pas rastit të Kumanovës, duke dashur ta dëmtojnë imazhin e tij para bashkësisë ndërkombëtare, kurse tani kandidatët e saj dëshirojnë të përfitojnë pikë politike në emër të tij. Kjo është një lojë e pistë. Kërkojmë që Halimi dhe kandidatë tjerë të BDI-së të mos guxojnë të përdorin emrin dhe famën e vëllezërve Haradinaj në fushatë”, kanë deklaruar për Lajm burime të larta nga AAK-ja.