Prokuroria Speciale ka reaguar në lidhje me, siç thonë ata interpretimet e pasakta të deklaratës së Prokurores Speciale Katica Janeva, e dhënë pas pyetjes së gazetarëve në lidhje me caktimin e masës së paraburgimit për njërin nga të dyshuarit në rastin “Trust”.

“Për faktin se është sjellë vendim pas ankesës së kësaj Prokurorie Publike dhe se është shqiptuar masa e paraburgimit kundër të dyshuarit të parë në rastin ‘Trust’ ne kemi mësuar nga mediat. Në drejtim të kontrollit të informacioneve nëse me të vërtetë është sjellë vendim gjyqësor, kemi kontaktuar gjykatësen e cila ka udhëhequr me Këshillin penal dhe e cila na njoftoi se është sjellë vendim pas ankimimit dhe se vendimi do të na dorëzohet në mënyrë plotësuese”, thuhet në komunikatën e PSP-së të lëshuar mediave.