Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet, thuhet se “sot, për më pak se dy muaj pas zgjedhjeve, Hristijan Mickoski përjetoi edhe një humbe nga qytetarët”.

“Me debaklin e sotëm, Mickoski edhe një herë e vërtetoi titullin humbës për shkak përveç disa partiakë të tij, të gjithë të tjerët ia kthyen shpinën”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së, një gjë e tillë pritet për shkak se opinioni tashmë e din se Mickoski është në mbrojtje të krimit dhe bizneseve të tij dhe nuk i intereson asgjë tjetër.

“Është dyfytyrësi që njeriu që u përfshi në rritjen qind për qind të energjisë elektrike, i cili ishte përgjegjës për heqjen e tarifës së lirë të rrymës dhe njeriu që fitoi biznes nga hidrocentralet nga një qeveri ku ishte këshilltar, sot të aktrojë kinse është i shqetësuar për çmimin e rrymës elektrike”, thonë nga LSDM.

Në fund të kumtesës, LSDM shton se sot edhe një herë u vërtetua se për Mickoskin më e rëndësishme është karrigeja në parti dhe për këtë shkak kjo parti, sipas LSDM-së, vazhdon me sjelljen destruktive në dëm të qytetarëve dhe të ardhmes evropiane.