Pas lajmit të dhënë nga LSDM se Antonio Miloshoski një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish kryeministrit Gruevski e ka lëshuar atë duke u bërë noter, ka reaguar vet Miloshoski i cili pranon se ka vendim për noter por që punën e tij do e vazhdojë në Parlament.

”Kam vendim për noter, në momentin që marr vendimin për deputet punën e noterit e lë në pushim, ndërsa me LSDM do shihemi në Parlament”, ka thënë kështu Miloshovski për Zhurnal.