Bashkohuni burra dhe leni anash interesat e ngushta apo arsyet e tjera, që gjithmonë janë përjashtuese përballë projekteve që kanë si synim, rikthimin e dinjitetit të shqiptarit të shkelur e nëpërkëmbur në Maqedoni, rikthimin e vlerave dhe bashkë të arrihen synimet që kanë të bëjnë me realizimin e projektit të barazisë së shqiptarëve.Sepse kjo është zgjidhja e vetme që ka ngelur për të goditur të keqen, që po u ndodh Shqiptareve, të cilët janë viktima të partive të deritanishme sidomos BDI dhe PDSH, që u treguan për pazarllëqet e tyre dhe për rolin e tyre të pengjeve në raport me partinë sllavomaqedonase VMRO-DPMNE. Përçarja e votës u dëshmua në zgjedhjet e vitit 2011, ku partitë shqiptare dogjën mbi 50 mijë vota.

14805642_1178527735518287_1254999552_n