Rusia ka premtuar të “përgjigjet” për dëbimin e 35 e diplomatëve të saj nga Uashingtoni, në mes të një konflikti të ashpër rreth ndërhyrjes së dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Një zëdhënës i presidentit Vladimir Putin tha se reagimi i Kremlinit do t’i shkaktonte “siklet të konsiderueshëm” SHBA. Ministria e jashtme tha se përgjigjja e Rusisë do të shpallet të premten.

Rrjeti televiziv CNN ka raportuar se autoritetet e Rusisë kanë urdhëruar mbylljen e një shkolle anglo-amerikane në Moskë.
Shkolla u shërbente fëmijëve të personelit të ambasadave amerikane, britanike dhe kanadeze. Në të, po ashtu, mësime ndiqnin edhe personat e tjerë të jashtëm në Moskë dhe rusët.

Por, zyrtarët amerikanë i thanë rrjetit CNN se kjo shkollë do të mbyllet për të gjithë. Rusia, po ashtu, ka mbyllur një shtëpi pushim të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, në një lagje të Moskës.
Presidenti amerikan Barack Obama ka premtuar masa të tjera kundër Rusisë për shkak të akuzave të SHBA-së, për sulme kibernetike në Partinë Demokratike dhe fushatën e Hillary Clinton.