SHBA-të i kanë quajtur “budallallëk” pohimet e Rusisë se aeroplanët e tyre bashkë me ata amerikane kanë marrë pjesë në mision me koalicionin në krye të së cilit është SHBA-ja në luftë kundër ISIS-it.
 

Koloneli i forcave ajrore amerikane, John Dorian, i cili është zëdhënës i koalicionit, e ka quajtur propagandë këtë lajm të dhënë nga ministria ruse e Mbrojtjes, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni detar, Jeff Davis, ka thënë se SHBA-të zhvillojnë biseda rutinore “për shmangien e përleshjeve” të cilat shërbejnë për shmangien e incidenteve të qëllimshme ajrore në qiellin sirian, raporton AP. /Lajmi.net/