Fituesi i SuperKupës së Spanjës është vendosur me penallti pasi që edhe pas 120 minutave lojë asnjëra skuadër nuk ka arritur që të shënojë gol

120 minuta lojë nuk kanë mjaftuar për Real Madridin dhe Atletico Madridin që të shënojnë një gol për ta përcaktuar fituesin e superkupës së Spanjës.

Real Madridi ka qenë më i mirë për këto 90 minuta, ku Luka Jovic disa herë është gjetur ballë për ballë portieri Jan Oblak, por që slloveni ishte në element sonte ashtu si në ndeshjen kundër Barcelonës.

Rast tjetër që Reali të kalojë në epërsi pati në minutën e parë shtesë të kohës së rregullt me Rodrigon por prapë Oblak priti goditjen e tij.

Pas përfundimit të kohës së rregullt, ndeshja pritet të shkojë në vazhdimi dy herë nga 15 minuta.

Edhe në dy pjesët e lojës shtesë Reali ishte më i mirë por gjërat ju vështirësuan pasi që nga loja u përjashtua Federico Valverde me karton të kuq.

Pas 120 minutave nga penalltitë më të saktë ishin Real Madridi.

Për Atletico Madridin dy lojtarët e aprë të tyre i humbën penalltitë, Saul dhe Thomas dhe kjo bëri që Real Madridi ta fitojë ndeshjen me rezultat 4-1 me anë të penalltive, pasi që Ramos u tregua maestral në penalltinë e fundit për Realin.