Në xhiron e 37’të, Real Madridi mori tri pikë shumë të rëndësishme duke e mposhtur 4:1 Sevillan në “Santiago Bernabeu”.

Në anën tjetër, Barcelona e mposhti 4:1 në udhëtim Las Palmasin, duke bërë kështu edhe më interesante La Ligan, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u zhvilluar ( dy për Real Madridin, duke llogaritur edhe ndeshjen e mbetur).

Barcelona do të zhvillojë edhe një sfidë. Javën e ardhshme e pret në “Camp Nou” Eibarin, me të cilën sfidë e mbyll sezonin 2016/17.

Real Madridi e zhvillon të mërkurën sfidën e mbetur me Celta Vigon, ku në rast fitoreje – do të shkonte në tre pikë diferencë me Barcelonën.

Sfidën e fundit në La Liga e zhvillon pak ditë më pas si mysafirë i Malagas