Real Madridi tashmë është duke e përgatitur lamtumirën me Sergio Ramos. Kjo është deklaruar nga gazeta “ABC” e cila shpjegon se Florentino Pérez do të flasë me lojtarin për të organizuar lamtumirën e kapitenit të Real Madridit.

Sipas kësaj gazete, klubi spanjoll dëshiron t’i japë lamtumirën lojtarit që ka mbi vete 22 tituj të fituar në Real Madrid dhe për të lënë derën e hapur për kthimin e tij. Lojtari aktualisht është me pushime dhe klubi shpreson të jetë në gjendje të kontaktojë me të për të caktuar datën e asaj lamtumire, përcjellë KosovaPress.

Real Madrid tashmë supozon se Sergio Ramos po largohet, por lojtari vazhdon të këmbëngulë se ai dëshiron të qëndrojë, por ende nuk e pranon ofertën e rinovimit të Real Madridit. Një ofertë që, nga ana tjetër, klubi konsideron se nuk ekziston më, pasi që nuk ka pasur përgjigje, ata e kanë tërhequr atë.

Unë nuk vuaj më nga infeksionet e thonjve! Përdora këtë
Sergio Ramos lirohet më 1 korrik dhe qëllimi i tij është të thërrasë mediat ose të publikojë një letër si trajneri Zinedine Zidane.