Me 3 qershor 2017, zhvillohej ndeshja mes Real Madridit dhe Juventusit në Cardiff.

Ishte finalja e Ligës së Kampionëve, ndërsa pjesa e parë ishte mbyllur 1-1.

Cristiano Ronaldo kishte shënuar fillimisht, ndërsa Mario Mandzukic kishte barazuar rezultatin.

Festa e Ronaldos pas 1-0

Real Madridi ka publikuar një pjesë nga dokumentari “En el corazon de la Duodecima”, ku shihet edhe fjalimi i Zinedine Zidanes pas pjesës së parë.

Goli i Mandzukic. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Isco dhe Marcelo flasin për disa raste që ndodhën gjatë ndeshjes, ndërsa pas disa minutash, futet në zhveshtore edhe Zidane, duke e ndërprepë fjalimin dhe duke iu kërkuar lojtarëve të mblidhen dhe të marrin frymë.

“Do të flasim pastaj”, thotë fillimisht.

“Vetëm dy gjëra: është një finale, e dimë që do të jetë ndeshje e vështirë, është edhe për ata. Gjëja më e rëndësishme për ne: në mbrojtje duhet të jemi më agresivë, por në sens pozitiv, të mos dalin kartonë”.

“Për ne është e rëndësishme të mbërrijmë në kohë, të qëndrojmë më pranë dhe të jemi agresivë, kur nuk e kemi topin”.

Zidane gjatë fjalimit

“Ata luajnë me 4-4-2 me Alves shumë lart dhe Mandzukic gjithashtu. Ajo që duhet të bëjmë dhe ne. Isco, duhet të mbrosh në të majtë. Duke menduar kur kemi topin ne, me kujdes dhe të luajmë shpejt drejt të jashtmes dhe me Marcelon e Danin pak më lart, kur të kemi topin t’i mbajmë aty, me Danin dhe me Marselon dhe më pas Luka me Iscon”.

“Kur luajmë duhet të pasojmë dhe të luajmë topin ashtu si gjatë javës, nga një pjesë e fushës te tjetra. Duhet të lodhemi, sepse është një finale, por duke menduar gjithmonë se goli do të vijë”, mbyll fjalimin e tij Zidane.

Fundi i ndeshjes. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Në fund një duartrokitje e lojtarëve dhe pas 45 minutave një fitore 4-1. Ndeshje historike për mbretërit.