Në këtë kohë kur janë përhapur viruset, është me rëndësi të forcojmë më shumë imunitetin

Më poshtë keni një recetë e cila ka shumë vitamina dhe do t’ju ndihmojë që muajt e ftohtë t’i kaloni me shëndet të mirë, por dhe me humor të mirë.

Ju nevojiten: 100 g rrush të thatë, 150 g arra, 100 g bademe, lëng dhe kore të 2 limonëve organikë, 100 g kajsi të thata, 100 g kumbulla të thata, 250-300 g mjaltë.

Përgatitja: Bluani rrushin e thatë, arrat, bademet dhe koret e limonëve, shtoni lëngun e limonit, përzieni dhe bashkojani kumbullat dhe kajsitë e thata të bluara.

Përzieni, shtoni mjaltin dhe të gjitha përzieni mirë.