Diabeti është një nga sëmundjet më të përhapura dhe me zhvillimet e mëdha të epokës moderne po kthehet në një problem shumë serioz për shoqërinë.

Mjekësia gjithmonë ka ofruar kura për të përballuar shenjat e diabetit por kurat e vërteta të diabetit mund t’i gjeni në natyrë, mjafton të dini se si t’i shfrytëzoni.

Bima që ndihmon shumë të sëmurët me diabet është bamja.

Më origjinë nga India, shkencëtarët kanë arritur të dëshmojnë se bamjet zvogëlojnë nivelin e lartë të sheqerit në gjak.

Përgatitja është shumë e thjeshtë: lërini bamjet në një gotë me ujë gjatë gjithë natës dhe lëngun e fituar e konsumoni ditën e nesërme, shkruan albeu. Ky ujë gjithashtu redukton rrezikun e kancerit, veçanërisht të zorrës së trashë.

Uji i bamjeve duhet të konsumohet në mëngjes, në stomakun bosh.