13709517_621878257988382_1338682009_o

Banorët e Reçicës së madhe të Tetovës ankohen se vërshimet e vitit të kaluar kanë lënë pasoja të mëdha materiale, që vështirësojnë jetën e banorëve të asaj ane, por edhe pasoja nga traumatizimi I fëmijëve të vegjël për tmerrin që përjetuan.

Sipas tyre, shtrati i lumit të Reçicës së madhe ende është I pa pastruar nga autoritetet komunale dhe në rast të rreshjeve të sërishme, rreziku është I madh që të përsëritet tragjedia e vitit të kaluar me çrast kishte 4 viktima në njerëz, 3 nga të cilët ishin fëmijë të moshës 4 deri 10 vjeçare.

Portali FOL është kontaktuar nga reçicasit të cilët kërkojnë ndihmën e institucioneve lokale dhe qendrore që janë në gjumë dhe kanë lënë këtë zonë në mëshirë të fatit. Ata thonë që shtrati i lumit të reçicës duhet të rregullohet sa më shpejt. Sipas tyre, nuk ka shumë punë të realizuar këtë, pasi shtrati i lumit është i gjatë vetëm 100m, por kanë kaluar 1 vit dhe asgjë nuk është bërë nga organet kompetente. 

Paralajmërimet se gjatë javës së ardhëshme do të ketë rreshje të shiut, frikësojnë banorët e këtij rajoni për dëme të mundshme materiale por edhe në viktima./FOL.MK

13699509_621878191321722_1276490908_o

13699559_621878351321706_1244802902_o13718026_621878347988373_1459503079_o