Të punësuarit në redaksitë e gazetave ditore “Dnevnik” dhe “Utrinski” të shtëpisë mediale “Media Print Maqedoni” (MPM) hyjnë në grevë. Këtë vendim e ka sjellë bordi ekzekutiv i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) dhe sindikatat e grupeve sindikale në redaksitë e këtyre gazetave.
“Pasi që të gjitha përpjekjet për takim që të bisedohet për rrogat e punëtorëve medial dhe sigurimet e punëtorëve kanë dështuar, ata zgjidhjen për këtë çështje sot edhe formalisht e kanë nisur procedurë për grevë. Problemi me rrogat e të punësuarve në MPM zgjatë disa muaj. Sindikata është përpjekur që të gjejë gjuhë të përbashkët me menaxhmentin, megjithatë edhe përskaj të gjitha premtimeve nga aja e tyre, shumë pak është bërë që t’u dilet në ndihmë anëtarëve tanë dhe për atë revolti ka rezultuar me vendim për grevë”, thuhet në kumtesën e SPGM-së.
Sipas informata të SPGM-së, të punësuarit në mediat e lartpërmendura, deri më tani rrogat u janë zvogëluar pasi që gjendja ekonomike në vend është e keqe. Pastaj kompania nuk a ofruar asnjë dëshmi se përse ua ka zvogëluar rrogat. Në të gjitha takimet e udhëheqësisë së, SPGM-ja vazhdimisht ka paralajmëruar se ulja e tirazhit nuk është pasojë e punës së keqe të gazetarëve dhge punëtorëve medial, por e mënyrës së meanxhimit, e cila e shkatërroi kredibilitetin e gazetave që ishin lider në industrinë e shtypin dhe kreatorët e vërtetë të mendimit publik.
Vendimin për grevë, fillimin dhe mënyrën për zbatimin e saj, në bazë të dispozitave të ligjit për marrëdhënie pune, është dorëzuar te meanxhmenti i MPM-së.
Përndryshe, gazetarët e MPM-së, të martën dolën në protestë për ta shprehur pakënaqësinë ndaj menaxhmentit për shkak të vonesës dhe mospagimit të rrogave, siç thonë ata, edhe ashtu të zvogëluara.
Kjo nuk ishte hera e parë që që të punësuarit e MPM-së dolën në rrugë. Në korrik të vitit të kaluar ata protestuan ndaj paralajmërimit se 20 të punësuar, shumica nga gazeta “Vest” do të largohen nga puna.
Përpara dy vjetëve, gazetarët e punësuar në mediat e MPM-së gjithashtu dolën në protestë pasi që menaxhmenti paralajmëroi zvogëlim të rrogave. Ata morën marrëveshje dhe anekse të reja të marrëveshjes dhe u kushtëzuar që nëse ajo marrëveshje nuk nënshkruhet do të largohen nga puna.
Sipas vendimit menaxhmenti, për 10 për qind ua ka zvogëluar rrogat atyre qe marrin prej 18 deri më 30 mijë denarë, për 20 për qind atyre që marrin prej 30 deri më 60 mijë denarë, ndërkaq për 30 për qind atyre që marrin mbi 60 mijë denarë. /Portalb