Trafiku urban në Prishtinë ka bërë të ditur për reduktimin e orarit të qarkullimit, ku nisja e fundit në mbrëmje do të jetë në ora 20:30.

Në njoftim kërkohet nga qytetarët që të respektohen masat në fuqi, që përfshijnë bartjen e maskës mbrojtëse, kufizimi i numrit të udhëtarëve maksimum 20 dhe respektim të distancës edhe brenda autobusit.

“Bazuar në masat e fundit të Qeverisë për parandalim të përhapjes së pandemisë, i njoftojmë qytetarët se autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë, do të qarkullojnë deri në ora 20:30. Pra, nisja e fundit në linjat urbane është në ora 20:30”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ditë më parë Qeveria e Kosovës ka marr vendim që nga data 6 korrik 2020, të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës) dhe të tjera do t’iu ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Kosovës.