“Ju inkurajojmë edhe juve, edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të vazhdoni të kërkoni zgjidhje për kontestet bilaterale jashtë procesit për integrim vendit tuaj në BE dhe të realizoni progres në këto aspirata me hapjen dhe mbylljen e kapitujve në negociata”, kështu ndihmës-sekretari për Çëshjte Evropiane dhe Euro-aziatike në Departamentin Shtetëror, Philip Reeker i shkruan kryeministrit Zaev.

“Vlerësojmë lartë përpjekjet tuaja për t’i udhëhequr bisedimet me vullnet dhe të përkushtoheni në sigurimin e të ardhmes evropiane për Maqedoninë e Veriut e cila dëshmoi se meriton”, thekson Reeker.

Ai thekson se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së shpreh keqardhje që vendet anëtare të BE-së nuk arritën të japin pëlqimin për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

“Vendi juaj dëshmoi se është aleat besnik i NATO-s dhe mik i madh i SHBA-ve. Anëtarësimi në BE mbetet interesi ynë i përbashkët dhe ne do të vazhdojmë t’u mbështesim”, thuhet në letrën e Rreker.

Ai shton se SHBA-të e ndjekin dhe i kuptojnë sfidat nëpër të cilën kalon procesi dhe thekson se Maqedonia e Veriut angazhohet për paqe, siguri dhe prosperitet për qytetarët e vendit dhe qytetarët e vendeve fqinje.

“Mbetemi partnerë tuaj optimistë se konferenca ndërqeveritare mes RMV-së gjatë kryesimit gjerman me BE-në do të mbahet së shpejt”, thuhet në fund të letrës.