Nga: Ilire DAUTI

Programet e Qeverisë që propagandohen që nga viti 2001, sikurse edhe ky i fundit “Për vetëdijësimin e qytetarëve për përdorimin e gjuhëve”, duhet të fillojnë nga ministrat shqiptarë të qeverisë, që në emër të gjuhës shqipe dhe qytetarëve shqiptarë ngrohin kolltuqet e ministrive përkatëse.

Ata reflektojnë pamëshirshëm mos respektin për gjuhën e vet, mos interesimin dhe pa aftësinë edhe tek ata që më së paku janë fajtor-NXËNËSIT.

Edhe këtë vit shkollor nxënësit dhe prindërit e tyre ndihen të fyer kur shohin që përmbledhje detyrash e ushtrimesh që ofrojnë mundësi për avancim njohurish ofrohen vetëm në gjuhën maqedone, sikurse edhe ato nga matematika që janë shumë të nevojshme të jenë edhe ne gjuhën shqipe. Mundësinë për permbledhje të këtilla me detyra që përshtaten me programin mësimor nxënësit shqiptar edhe më tej nuk e kanë !!!

Mos doni të thoni që as atyre nuk do ju duhet matematika për tu bërë ministra, siç nuk ju desht as juve, sepse zgjodhët rrugë tjera për tu kualifikur!

Mos luani rolin e djallit në ëndrat e padjallëzuara të fëmijëve. Reflektoni më shumë respekt për gjuhën në emër të së cilës thirreni, sepse me qasje të tilla diskriminuese po i trajnoni fëmijët tanë që në fëmijëri, pabarazinë dhe diskriminimin ta pranojnë natyrshëm dhe të kënaqen me aq sa, dikush ndoshta iu buzëqeshi shqip.

Në mos gjë tjeter, një përgjigje megallomane dhe pa përmbajtje të arsyeshme të stilit tuaj ndoshta edhe mund ta jepni. Përse nxënësit shqiptar nuk e kanë të drejtën që përmbledhjet e detyrave nga matematika t’i kenë edhe në gjuhën amtare?

Autorja është anëtare e KQ të ASH-së, si dhe kryetare e Departamentit Ekonomik, Aleanca për Shqiptarët

© fol.mk