Rishikimet dhe analizat e paralajmëruara për punën e universiteteve nga ministrja e re e arsimit Renata Treneska -Deskoska nuk do të rrezikojë punën e universitetit “Nëna Terezë” në Shkup.
Ky është vlerësimi i këshilltarit shtetëror në këtë dikaster Safet Neziri, i cili thotë se në asnjë mënyrë nuk do të vëndohet në pikpyetje funksionimi i këtij universiteti pasi që i njejti veçmë punon me sukses.
Neziri thotë se në bazë të rezultateve të inspektimit të universiteteve do të merren edhe hapat e mëtejshme reformuese.
“Nuk besoj se këto analiza dhe rishikime do të ndikojnë keq ndaj universitetit “Nënë Tereza” sepe trajtimi do të jetë të barabartë, që do të thotë nuk do të ketë trajtim të posaçëm për kët universitet për dallim nga të tjerët. Në jem dëshmitar se bëhet fjalë për universitet i ri i cili është akoma në krijim të sipër edhe me kuadra, studentë dhe me programe studimore dhe gjithë kjo do ta ketë parasysh ministresha e arsimit dhe mendoj në këtë drejtim se nuk është në target funksionimi ose jo të universitetit “Nëna Terezë, sepse ky universitet veçmë ka filluar me një start të mirë dhe funksion si e parasheh ligji dhe programet e veta studmore”, shprehet këshilltari shtetëror në MASH, Safet Neziri.
Numri “një” i ministrisë së arsimit Deskoska gjatë pranimit të postit paralajmëroi reforma rrënjësore në arsim të lartë duke filluar që nga java e ardhshme me inspektimin e gjendjes kuadrovike e të gjitha universiteteve dhe rrishikimin e kushteve dhe programeve të tyre studimore që ua ofrojnë studentëve.
Për Deskoska nuk ka dyshime se mbështetje financiare nga shteti në të ardhmen duhen marr vetëm universitetet që prodhojnë dhe ofrojnë programe cilësore studimore.
“Universiteti “Dame Gruev” akoma nuk ka filluar me punë dhe nuk mund t’ju them asgjë në këtë drejtim, por për sa i përket universitetit “Nëna Terezë” në Shkup i cili funksionon do të duhet fillimisht ta inspektoj gjendjen, ekipimin e tij kuadrovik dhe kushte që po i ofrojnë dhe në bazë të asaj do t’ju informoj për hapat e më tejshme. Maqedonia është vend me rreth 2 milion njerëz dhe me një numër të madh i universitete të hapura. Në Maqedoni nuk nevoj për sasi por për cilësi në arsim. Për këtë arsyje reformat në arsim të lartë mbetën prioritet kryesor në programit tonë qeveritarë dhe në këtë drejtim ne do të punojmë në të ardhmen”, shprehet ministrja e arsimit dhe shkencës Renata Treneska Deskoska.
Një ndër rreformat e paralajmëruara që vendi ka nevoj imediate për ta sipas Deskoskës është përqendrim real i mjeteve financiare në mbështetjen e programeve cilësore studimore dhe për ndryshimin e ligjit egzistues për arsim të lartë.